Përplasen 2 anije ndërkombëtare në Detin Marmara në Turqi

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim.

Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Şarköy të provincës veriperëndimore Tekirdağ për arsye ende të panjohura.

Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.

Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.

Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit.

Për incidentin ka nisur një hetim.

Kategoritë
BotaLajme