Përplaset minibusi me një kamion në Ukrainë – vdesin 13 persona

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shtatë persona të tjerë pësuan lëndime në incidentin që ndodhi në mëngjesin e së martës, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Minibusi po udhëtonte nga qyteti i Cherniguiv për në fshatin Borzna, në të njëjtin rajon, kur u përplas me një kamion.

“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme