Përplasja mes tifozëve holandezë dhe shqiptarë, tre persona të plagosur te Trauma

Tre tifozë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjeve mes tifozëve holandezë që kanë ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë sherri mes tifozëve ka ndodhur te te kafe “Europa” ku disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur u konfliktuan me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital.

“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.  Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë“, njofton policia.

Ndërkohë burime për Ora News bëjnë e dije se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të identifikuar si M.G dhe E.Xh.

Mësohet se aktualisht  ndodhet te Trauma, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjeve mes tifozëve kanë mbetur të lënduar dy efektiv policie.

Incidentet vijnë një ditë para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet ditën e nesërme 25 Maj  në “Air Albania”, në orën 21:00.

Kategoritë
LajmeRajoni