Përplasje mes deputetëve të VV-së dhe LDK-së, këta të fundit e lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e LDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.

“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës  atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.

Opozita ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.

Kategoritë
LajmeVendi