Përsëri ndodh në SHBA, 26-vjeçari vritet nga policët si George Floyd

Një ngjarje e rëndë e ngjashme me atë të afro-amerikanit George Floyd është përsëritur sërish në SHBA.

Mediat e huaja, kanë publikuar një video  ku shihet se Policia, vret një qytetar në moshën 26-vjeçare, i identifikuar si Mario Gonzalez.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, qyetari është ndaluar dhe është mbështetur në tokë nga dy oficerët, ku njëri prej tyre i ka vendosur gjurin në fyt duke i marrë dhe jetën.

Policët ndërhynë pas disa njoftimeve për një burrë të dehur në një park.

Ata ndaluan 26-vjeçarin dhe e mbështetën për tokë, duke bërë që burri ta humbasë jetën më 19 prill, pas një përleshje me agjentët që u përpoqën ta prangosnin.

Imazhet u morën nga kamerat e trupit të një agjenti dhe u shpërndanë ditët e fundit.

Ndërkohë në video shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjekët, ku pavarësisht përpjekjeve nuk ia kanë dalë që të shëptojnë 26-vjeçarin.

Ky nuk është rasti i vetëm në SHBA, pasi muaj më parë, një zyrtar policie vrau George Floyd , ngjarje e cila shkaktoi trazira për muaj të tërë në SHBA.

Kategoritë
BotaLajme