Përsëritet testimi, protestojnë kandidatët e Ekonomikut për doktoraturë

Provimit të doktoraturës do  t’i nënshtrohen për së dyti.

E një gjë të tillë duhet ta bëjnë kundër vullnetit të tyre, prandaj këtë vendim të senatit të Universitetit të Prishtinës dolën ta kundërshtojnë të premten para rektoratit kandidatët për doktorantë të Fakultetit Ekonomik.

Provimi i parë këtyre po u konsiderohet i pavlefshëm për shkak të disa shkeljeve procedurale që konsiderohet se u bënë gjatë provimit dhe mundësisë së konfliktit të interesit për shkak se në mesin e të pranuarve ka  kandidatë që prindërit e tyre i kanë staf akademik të Fakultetit Ekonomik.

Për këtë doktorantët kanë angazhuar edhe avokat, njofton Klan Kosova.

E Agjencioni Antikorupsion, tek  të premten pasdite e ktheu opinionin ligjor që I kërkoi Universiteti i Prishtinës në muajin janar lidhur me këtë çështje.

Mirëpo sa i përket konfliktit të interesit, agjencioni nuk ka gjetur ndonjë të tillë pasi asnjë nga familjarët e kandidatëve që janë staf akademik nuk kanë qenë pjesë e komisioneve vlerësuese apo organeve vendimmarrëse sa i përket pranimit të studentëve.

Kategoritë
LajmeVendi