Personeli shëndetësor do të marrë dozën e dytë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë ftesë personelit të institucioneve shëndetësore që të marrin dozën e dytë të vaksinës anti-COVID19.

Sipas njoftimit të ministrisë, personeli shëndetësor që kanë marrë dozën e parë të vaksinës më 5 maj 2021, nesër më 2 qershor 2021, mund të paraqiten në sallën “1 Tetori” që të marrin dozën e dytë të vaksinës

Ministria ka publikuar edhe një listë të termineve se kur duhet të paraqiten personeli shëndetësor, ndërsa ka bërë të ditur se personat që nuk janë pjesë e listës së publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, janë duke u kontaktuar përmes telefonit.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2004448569712720

Kategoritë
LajmeVendi