Përveç humbjes së jetëve dhe shkatërrimit të gjerë, konflikti dëmton natyrën në Ukrainë

Derisa lufta e Rusisë kundër Ukrainës hyri në ditën e saj të 53-të, pamjet tregojnë se shumë pemë janë djegur ose janë dëmtuar në pyje në zonat Irpin, Bucha, Borodyanka dhe Hostomel, së bashku në fshatrat përreth kryeqytetit Kiev

Përveç humbjes së jetëve dhe shkatërrimit të gjerë të ndërtesave dhe infrastrukturës, lufta e Rusisë kundër Ukrainës gjithashtu ka pasur ndikim të thellë mjedisor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Derisa lufta e Rusisë kundër Ukrainës hyri në ditën e saj të 53-të, pamjet tregojnë se shumë pemë janë djegur ose janë dëmtuar në pyje në zonat Irpin, Bucha, Borodyanka dhe Hostomel, së bashku në fshatrat përreth kryeqytetit Kiev ku Ukraina rimori kontrollin pas tërheqjes së trupave ruse në fillim të këtij muaji.

Si pasojë e luftimeve, municione të ndryshme kanë mbetur nëpër pemë, me predha të pashpërthyera, automjete të djegura dhe kafshë të ngordhura që ndotin pyjet.

Pamjet po ashtu tregojnë dëme të shkaktuara nga lëndët djegëse si pasojë e automjete luftarake të djegura në pyje dhe fusha.

Plagë të ngjashme mjedisore ka pësuar edhe rajoni Chernihiv, që ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë, rajon që ishte skenë e sulmeve ajrore intensive.

Kategoritë
BotaLajme