Pesë vite burg për burrin që shkeli karantinë e infektoi 8 persona me covid

Një burrë u dënua me 5 vite burg sepse nuk respektoi rregullat e karantinës anticovid dhe ua shpërndau virusin të tjerëve raporton media shtetërore në Vjetnam.

Le Van Tri, 28 vjeç u dënua më 6 shtator për përhapjen e sëmundjes së rrezikshme” në gjykatën e Popullit në provicën e jugut  të Ca Mau, raporton VNA, Agjencia vjetnameze e lajmeve VNA, pasqyron Ora News.

Vjetnam ka qenë një ndër shtetet me histori më të suksesshme për përballimin e koronavirusit, kjo falë testimit masiv dhe masave të forta shtrënguese.

Kategoritë
BotaLajme