Petkoviqit i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë. kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shkruar se Petkoviq i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë.

“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë Haradinaj-Stublla në “Facebook”:

Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës

Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive,

➖Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!);

➖Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik;

➖Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit;

➖Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë!

Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!

Kategoritë
LajmeVendi