Pfizer kërkon miratimin e dozës së tretë të vaksinës për të gjithë personat mbi 18-vjeç në SHBA

Amerikanët e moshuar dhe grupet e tjera të pambrojtura kundër virusit kanë qasje në dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 që nga shtatori

Pfizer-BioNTech, prodhuesi i vaksinës kundër COVID-19 në SHBA kërkoi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratimin për përshtatshmërinë e dozës të tretë përforcuese të vaksinës për të gjithë personat mbi 18-vjeç

Kompania ndau me FDA-në rezultatet e para të punimeve të kryera mbi 10 mijë persona me qëllim për të përcaktuar se ka ardhur koha për të zgjeruar edhe më tej fushatën e dozës së tretë vaksinës.

Në punim është arritur rezultati se doza e tretë mund të arrijë sërish në 96 për qind mbrojtjen kundër COVID-19 dhe se efektet anësore janë “të ngjashme me ato që janë vërejtur në dy dozat e para”.

Amerikanët e moshuar dhe grupet e tjera të pambrojtura kundër virusit kanë qasje në dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech që nga shtatori.

Administrata e Bidenit në fillim kishte parashikuar përforcuesit për të gjithë të rriturit, por në shtator zbatueshmëria ishte shtyrë si rezultat i refuzimit nga këshilltarët shkencëtarë të FDA-së.

Në rast se FDA autorizon përforcuesit e Pfizer-BioNTech për të gjithë të rriturit, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të bëjë rekomandime lidhur me mënyrën se si do të përdoren ato.

Kategoritë
BotaLajme