Piloti i Formula 1, Raikkonen rezulton pozitiv me COVID-19

Piloti 41-vjeçar i cili do të përfundojë karrierën e tij në fund të sezonit, nuk do të garojë në pjesën e mbetur për Çmimin e Madh të Holandës

Piloti finlandez i ekipit Alfa Romeo në Formula 1, Kimi Raikkonen ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja e internetit të Formula 1 thuhet se piloti 41-vjeçar i cili do të përfundojë karrierën e tij në fund të sezonit, nuk do të garojë në pjesën e mbetur për Çmimin e Madh të Holandës.

Edhe ekipi Alfa Romeo njoftoi se Raikkonen në seancën e 3-të të stërvitjes, në xhirot e renditjes dhe në garë do të zëvendësohet nga piloti testues polaku Robert Kubica.

Piloti 36-vjeçar Kubica i cili karrierën e tij në F1 e filloi në vitin 2006 dhe u rikthye në vitin 2019 pas ndërprerjes për shkak të një aksidenti në sezonin 2011 ka arritur të ngjitet në podium 12 herë njëra prej tyre në vend të parë, në 97 gara ku ai ka marrë pjesë.

Kategoritë
BotaLajme