Pjesa e parë, Ferencvaros 0-0 Prishtina: John shpërdoron rast të qind për qind për prishtinasit

Ferencvarosi dhe Prishtina kanë mbyllu baras 0-0 pjesën e parë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Prishtinasit luajtën shumë mirë në fillim të ndeshjes, duke krijuar edhe rast.

Rastin e parë në ndeshjen e kishte Otto John që gjeti rrjetën për Prishtinën me një goditje me kokë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Henrik Ojamaa kishte rast të mirë për Ferencvarosin, por gjuajtja e tij goditi shtyllën.

Në minutën e 35-të Prishtina kishte rast të tjerë, por John edhe pse i vetëm me portier nuk ia arriti të shënojë.

Myrto Uzoni provoi nga goditja e dënimet, por topi u ndal në duart e Nikës.

Prishtina po zhvillon një ndeshje shumë të mirë deri në këto momente.

Kategoritë
LajmeSport