Plagosen 44 palestinezë në përplasjen me forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Një përplasje shpërtheu mes palestinezëve dhe ushtarëve pas bastisjes së fshatit Burka dhe bllokimit të disa rrugëve para një marshimi që do të organizohej nga kolonët hebrenj në rajon.

Dyzet e katër persona janë plagosur në një përplasje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në fshatin Burka të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një përplasje shpërtheu mes palestinezëve dhe ushtarëve pas bastisjes së fshatit Burka dhe bllokimit të disa rrugëve para një marshimi që do të organizohej nga kolonët hebrenj në rajon.

Sipas një deklarate me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë tek palestinezët të cilët rezistuan ndaj mbylljes së rrugëve, duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Në këtë incident, 42 palestinezë janë plagosur nga plumbat e gomës, dy persona janë plagosur në mënyra të ndryshme, ndërsa 83 palestinezë janë prekur nga gazi lotsjellës.

Në deklaratë thuhet se një vajzë përjetoi krizë nervore pasi kolonët hebrenj sulmuan shtëpinë e saj dhe se ushtarët izraelitë kanë hedhur granatë me gaz lotsjellës në drejtim të një ambulance, duke i shkaktuar dëme.

Kategoritë
BotaLajme