Plagosje me armë zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë, Policia arreston të dyshuarin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin që njihet si ‘Çarshia e Gjatë’ në Pejë.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se një persona është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin Çarshia e Gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasoj një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Driton Gashi.

Kategoritë
LajmeVendi