“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviq tha se “çdo skenar i mundshëm i Prishtinës” për siç tha ai pushtimin e veriut të Kosovës është i destinuar me dështim.

“Beogradi është i vetëdijshëm për obsesionin e politikanëve nga Prishtina me pjesën veriore të Kosovës, por më kot ata bëjnë ndonjë plan sekret për të pushtuar veriun, një skenar i tillë është i dështuar,” tha ai, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, “askush nuk do të jetë në gjendje të shuajë zonat serbe në jug të Ibrit dhe të asimilojë serbët që jetojnë atje”.

Petkoviq tha se “në vend që të kërcënohet me pushtimin e veriut, do të ishte shumë më e zgjuar që Prishtina të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sepse, siç shtoi ai, ky është plani i vetëm që ka të ardhme kur bëhet fjalë për mjedisin serb në Kosovë.

“Për provokimet e paralajmëruara nga Prishtina se do të rrisë praninë e saj ushtarake, të sigurisë ose policisë në veri të ‘krahinës’, unë vetëm mund t’u them politikanëve shqiptarë që të mos përpiqen të kërcënojnë, e lëre më të zbatojnë veprime të tilla, sepse Beogradi nuk do ta lejojë këtë”.

Më tutje ai deklaroi se “Beogradi është gati të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Prishtinën në dialog dhe në tryezën e bisedimeve”.

Kategoritë
LajmeVendi