Po flinte brenda kazanit të plehrave, kamioni i mbetjeve përplas për vdekje 13 vjeçarin

Një djalë 13-vjeçar, i cili po flinte gjumë në kazanin plehrave është shtypur për vdekje nga kamioni i grumbullimit të mbeturinave.

Dy fëmijë të tjerë, të moshës 11 dhe 12 vjeç po flinin gjithashtu në koshin e mbeturinave bashkë me djalin fatkeq.
Ndodhia raportohet të ketë ndodhur në Australi.

Mediet lokale raportojnë se djali që vdiq nuk ishte i pastrehë dhe se tani, janë duke u zhvilluar hetime se pse tre djemtë e rinj po flinin në rrugë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme