Po ktheheshin nga një varrim, 6 të vdekur në aksident

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë duke shkaktuar gjashtë të vdekur dhe tre të lënduar.

Dy makina u përplasën kokë më kokë duke sjellë edhe bilancin tragjik.

Policia dyshon paraprakisht se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar.

Kategoritë
BotaLajme