Po plas lufta, Ministria e Jashtme: Shqiptarë, largohuni nga Ukraina

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!

Ministria thekson se ka një rrezik të besueshëm sipas të cilit situata do të përshkallëzohet atje, prandaj edhe shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë si edhe ata që janë atje duhet të largohen.

“Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, njofton ministria.

SHBA-të dhe NATO besojnë se ushtria ruse do të sulmojë Ukrainën gjatë orëve apo dy ditëve në vijim pas mbledhjes së të gjithë arsenalit ushtarak përreth këtij shteti. Një ditë më parë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken tha se e presin një sulm këto ditë, ndërsa mediat amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve ushtarake se sulmi do të ndodhë deri të martën.

Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka nisur një process destabilizimi të vendit që prej vitit 2014 ku separatist pro rusë morën kontrollin në rajonet lindore, ndërsa vetë ushtria ruse aneksoi Krimenë, raporton abcnews.al.

Dy ditë më parë NATO i ktheu përgjigje Rusisë duke theksuar se nuk mundet që të ndalojë anëtarësimin e shteteve në aleancë pasi kjo bëhet me vullnetin e tyre. Rusia kishte kërkuar bllokimin e zgjerimit të NATO-s dhe largimin e saj deri te kufijtë e vitit 1997 duke lënë jashtë të gjitha republikat balltike, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Njoftimi:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

? Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
[email protected]; [email protected];
[email protected]

ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kategoritë
BotaLajme