Po transmetonte live performancën e tij muzikore, një ari shfaqet pranë shtëpisë dhe…

Një DJ amerikan, shfrytëzoi kohën e lirë për të vendosur muzikë në shtëpi.

Por teksa kryente këtë aktivitet, pranë dritares shfaqet një ari i zi, i cili duket se i ishte tërhequr vëmendja nga muzika.

Jody Flemming, 50-vjeç, po perfromonte live në internet hite këngësh, kur papritur një ari u shfaq pranë shtëpisë.

Fillimisht Jody nuk ishte në dijeni për sa po ndodhte, por me kalimin e kohës i ra në sy një hije, për të cilën mendoi se mund të ishte fqinji.

Burri mbeti i habitur kur pa ariun, e për këtë nuk ngurroi që të nxirrte telefonin e dokumentonte atë çfarë po i ndodhte.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme