Po udhëtonte me taksi, humb jetën papritur deputeti

Sign of a waiting taxi

Një deputet ukrainas i përfshirë në një hetim për korrupsion ka humbur jetën në një taksi të premten në rrethana të çuditshme. Policia ukrainase ka konfirmuar se ka nisur një hetim për vdekjen e 33-vjeçarit Anton Polyakov.

Në një deklaratë, policia “konfirmoi paraprakisht se 33 vjeçari papritur ishte ndjerë keq në taksi. Mjekët e ambulancës u përpoqën ta sillnin në jetë, por nuk ia dolën. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev tha se Polyakov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie, të cilën policia e ndaloi për shkak të shkeljeve të trafikut.

Disa dokumenta, një celular dhe paratë që u gjetën,  u konfiskuan nga policia.  Polica po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa do të merret në pyetje shoferi i tij.

Kategoritë
BotaLajme