Podolyak: Negociatat e Ukrainës për garancitë e sigurisë do të përfundojnë brenda një jave

Mikhail Podolyak, Këshilltar i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, njoftoi se negociatat e Ukrainës me vendet partnere për garancitë e sigurisë do të përfundojnë brenda një jave.

Mikhail Podolyak, Këshilltar i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, njoftoi se negociatat e Ukrainës me vendet partnere për garancitë e sigurisë do të përfundojnë brenda një jave.

Duke vënë në dukje se konsultimet në nivelin e këshilltarëve politikë vazhdojnë me vendet garantuese të mundshme në lidhje me sigurinë e Ukrainës, Podolyak tha: “Sigurisht që do të ketë garanci të ndryshme. Për ne, fondet janë të rëndësishme për prokurimin e armëve, mbylljen e hapësirës ajrore, konsultimet ushtarake dhe blerjen e armëve shtesë. Mendoj se këto çështje mund të përfundojnë më së shumti brenda një jave.”

Më herët, autoritetet ukrainase kishin raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Turqia, Polonia, Gjermania, Franca dhe Izraeli ishin gati të bëhen garantues të sigurisë së Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme