Policia arreston dy grupe të hajnave në Prizren

Gjatë vitit 2018, 2019 dhe vitit 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur një numër i vjedhjeve nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone.

Zyrtarët policor gjithmonë ishin të përkushtuar të gjenin dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve.

Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore.

Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal.

Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.

Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë  e personave të dyshimte.

Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 (mijë euro) euro.

Policia rajonale në Prizren është e përkushtuar të punoj, hetoj dhe zbuloj të gjitha rastet e veprave penale, andaj falënderojmë qytetarët e rajonit të Prizrenit për besimin dhe gatishmërinë e dhënë në zbulimin e rasteve penale dhe njëherë kërkojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në interes te sigurisë dhe mbrojtjes së pasurisë.

Kategoritë
LajmeVendi