Policia e Kosovës dënon hoxhën pas namazit të xhumasë

Polica e Kosovës është duke kontrolluar dhe vëzhguar qytetarët pas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës

Në një ngjarje të ndodhur në Kamenicë Policia gjobiti imamin e xhamisë për shkak se në xhami ishin më shumë se 10 persona.

Për këtë ka reaguar imami i xhamisë Besir Kryeziu

Reagimi i plotë:

Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës.
Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.

Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia.

Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent.

Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.

Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!

Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!

 

Kategoritë
LajmeVendi