Sallahu tha se bashkëpunimi policor me pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës është i mirë.

Udhëheqësi i Ekipit të Njësisë së EULEX-it për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Vinicio Ceola, tha se EULEX është 24 orë në dispozicion të shkëmbimit të informatave me Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që ka theksuar se EULEX vazhdon të jetë i përkushtuar që të mbështes dhe të rris bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë të sigurt dhe BE të sigurt.