Policia izraelite bastis përsëri Xhaminë al-Aksa

Policia izraelite, duke bastisur Xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ndërhyri ndaj besimtarëve që ndodheshin brenda xhamisë.

Policia izraelite, duke bastisur Xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ndërhyri ndaj besimtarëve që ndodheshin brenda xhamisë.

Policia izraelite ndërhyri me plumba gome dhe bomba zhurmuese ndaj grupit të të rinjve palestinezë, të cilët hynë në portën Magaribe së Xhamisë al-Aksa pas namazit të mëngjesit, të cilët hodhën gurë.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se 12 personave të lënduar nga bastisja iu dha ndihma e parë ndërsa 2 prej tyre u shtruan në spital.

Gjithashtu në deklaratën thuhet se shumica e këtyre personave janë plagosur nga mesi e lart dhe nënvizohet se policia izraelite ka penguar ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze të hyjnë në Al-Aksa.

Policia izraelite i dëboi edhe ata që ndodheshin në oborrin e xhamisë dhe mbylli dyert e xhamisë për myslimanët që vinin nga jashtë për lutjen e fundit të xhumasë së Ramazanit.

Dëshmitarët okularë thanë se një person është dërguar në paraburgim.

Në imazhet e shpërndara në mediat sociale, duken qindra palestinezë që largohen nga Bregu Perëndimor i pushtuar duke protestuar kundër policisë izraelite duke brohoritur dhe duke thërritur parulla në rrugët anësore të qytetit të vjetër, ku ndodhet Xhamia al-Aksa.

Kjo xhami ka qenë në rendin e ditës që nga fillimi i Ramazanit me bastisjet dhe ndërhyrjet e policisë izraelite.

Policia izraelite njoftoi se kishte përforcuar zonën e qytetit të vjetër me mijëra trupa para namazit të fundit të së premtes së Ramazanit, ku pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra myslimanë.

Kategoritë
BotaLajme