Policia izraelite kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa

Policia izraelite bastisi oborrin e Xhamisë Al-Aksa në orët e mëngjesit dhe përdori plumba gome dhe bomba zëri.

Të paktën 90 palestinezë u plagosën në bastisjen e kryer nga policia izraelite ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Policia izraelite bastisi oborrin e Xhamisë Al-Aksa në orët e mëngjesit dhe përdori plumba gome dhe bomba zëri.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, policia izraelite gjithashtu ka goditur edhe palestinezët që ndodheshin në Al-Aksa.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se 90 palestinezë janë plagosur për shkak të plumbave plastikë, bombave të zërit dhe goditjeve nga forcat izraelite.

Më tej theksohet se të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Kategoritë
BotaLajme