Policia izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Kuds

Policia izraelite ndërhyri me granata marramendëse ndaj të rinjve palestinezë, të cilët herë pas here thirrën tekbire dhe parulla, ndërsa arrestoi disa prej tyre

Policia izraelite ndërhyri ndaj të rinjve palestinezë rreth zonës së Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.

Pas namazit të taravisë në Xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër, dhjetëra të rinj palestinezë u mblodhën rreth Portës së Damaskut, ku ndodhi përplasje me policinë izraelite.

Policia izraelite ndërhyri me granata marramendëse ndaj të rinjve palestinezë, të cilët herë pas here thirrën tekbire dhe parulla.

Policia izraelite me kalë u mobliziua në zonë për të shpërndarë të rinjtë në Rrugën Sulltan Sulejmani, e cila shtrihet nga Porta e Damaskut deri në Portën Sahire.

Policia izraelite arrestoi disa të rinj palestinezë, ndërsa disa u goditën.

Policia kishte ndërhyrë ndaj të rinjve palestinezë në Portën e Damaskut edhe një ditë më parë.

Duke përfshirë edhe ditën e parë të Ramazanit, në Kuds kanë vazhduar incidentet midis policisë izraelite dhe të rinjve palestinezë.

Kategoritë
BotaLajme