Policia izraelite plagos dhe arreston një palestinez në Kuds

“Një i dyshuar kohët e fundit mbërriti në Portën Alnnazir, ku u përpoq të godiste policët me thikë”, tha policia në një deklaratë me shkrim

Policia izraelite plagosi dhe arrestoi një palestinez pas pretendimeve se ai goditi me thikë një oficer të policisë izraelite duke e plagosur lehtë në Qytetin e Vjetër në Kuds, raporton transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një i dyshuar kohët e fundit mbërriti në Portën Alnnazir, ku u përpoq të godiste policët me thikë”, tha policia në një deklaratë me shkrim.

“Palestinezi u neutralizua dhe ai u arrestua menjëherë nga oficerë të tjerë të policisë”, shkruhej në deklaratë, duke shtuar se “një nga oficerët u plagos lehtë”.

Policia nuk sqaroi gjendjen shëndetësore të palestinezit të plagosur ndërsa e përditshmja izraelite Maariv tha se ai është në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët okularë thanë se policia izraelite mbylli menjëherë portat e qytetit të vjetër.

Kategoritë
BotaLajme