Policia izraelite sulmoi palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë nga bastisjet hebreje

Policia izraelite intervenoi ndaj mijëra palestinezëve që gjendeshin në Mesxhid Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Policia izraelite ka sulmuar palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë në Kudsin Lindor të pushtuar nga bastisjet hebreje fanatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite intervenoi ndaj mijëra palestinezëve që gjendeshin në Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.

Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë.

Ndërkaq, më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenuan ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba.

Palestinezët, nga ana tjetër, iu kundërpërgjigjën policisë izraelite duke hedhur gurë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se tre të plagosur janë dërguar në spital dhe se disa punonjës të tyre nuk janë lejuar të hyjnë në Mesxhid Al-Aksa.

Në përplasjet mes forcave izraelite u plagosën dhjetë palestinezë, prej të cilëve 3 janë dërguar në spital.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.

Kategoritë
BotaLajme