Policia izraelite sulmon palestinezin para fëmijëve të tij (Video)

Pamjet e incidentit që ndodhi mbrëmë në Portën Es-Sahire në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor u publikuan në mediat sociale.

Policia izraelite goditi një baba palestinez para fëmijëve të tij në Kudsin Lindor të pushtuar.

Pamjet e incidentit që ndodhi mbrëmë në Portën Es-Sahire në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor u publikuan në mediat sociale.

Në video shihet se si policia izraelite sulmon një palestinez, ndërsa djali dhe vajza e vogël e palestinezit qajnë duke bërtitur: “Baba, e duam babanë tonë”.

Disa palestinezë në lagje përpiqen ta marrin viktimën nga policia, ndërsa një tjetër përpiqet të qetësojë fëmijët duke u thënë: “Do të lënë babanë tuaj së shpejti”.

I njëjti person i thotë policisë izraelite në hebraishte: “Ka fëmijë, ata po qajnë, nuk i shihni duke qarë? Çfarë bëri ky njeri?”.

Pamjet tregojnë se një numër i madh i qytetarëve më në fund arritën të ndalonin sulmin nga policia agresive kundër palestinezit të panjohur.

Asnjë deklaratë nuk është lëshuar nga policia izraelite në lidhje me incidentin.

Që nga pushtimi i Kudsit Lindor në vitin 1967, policia izraelite ka qëndruar në portat e zonës së Qytetit të Vjetër, ku ndodhet Mesxhid al-Aqsa.

Banorët palestinezë të Qytetit të Vjetër ankohen për keqtrajtim nga ana e policisë.

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/806755246937459/

Kategoritë
BotaLajme