Policia izraelite vret një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

Policia në një deklaratë theksoi se është neutralizuar një person që kreu sulm në Qytetin e Vjetër.

Policia izraelite qëlloi për vdekje një palestinez me arsyetimin se “kreu sulm të armatosur” në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë të policisë izraelite thuhet se në sulmin e armatosur në Qytetin e Vjetër janë plagosur dy civilë dhe dy policë, dhe se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcime policore dhe se sulmuesi është neutralizuar.

Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik izraelit KAN raporton se një civil i plagosur vdiq dhe se ishte një kolon hebre. Channel 12 tha se sulmi u krye nga një palestinez i cili u vra në vendin e ngjarjes.

Burimet lokale raportojnë se forcat izraelite kanë mbyllur të gjitha hyrjet në Qytetin e Vjetër dhe kompleksin Al-Aksa.

Kategoritë
BotaLajme