Policia kontrollon 300 nxënës në një shkollë në Mitrovicë

Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.

Policia njofton se, në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

Kategoritë
LajmeRajoni