Policia në kufi sekuestron barna stimuluese “kamagra”

Policia e Kosovës sot në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren, transmeton Reporteri.net.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në mesin e plot artikujve të sekuestruar, Policia e Kosovës sekuestroi edhe barna stimuluese “kamagra”.“Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjera ushqimore (lajthi), barna  stimuluese “kamagra”, njoftoi PK-ja.

Kategoritë
LajmeVendi