Policia ofron shpërblim: 20 mijë euro për çdo informacion për kapjen e 21-vjeçarit që vrau efektivin

Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, i identifikuar si Aldi Rama.

Në njoftimin e shpërndarë për media policia thekson se për informatorët do të garantohet anonimat i plotë dhe i sigurt.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853. 

Kategoritë
LajmeRajoni