Policia tregon çka u gjet në shtëpinë e zyrtarëve të ATK’së që u arrestuan

Policia në Gjilan ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, pasi ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, raporton Express

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën, ndërkaq lidhur me këtë rast janë kryer hetime në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur me lart”, bën të ditur policia.

Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, telefona e dokumente zyrtare.

Njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërkaq tjetri pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

Kategoritë
LajmeVendi