Poloni, arrestohet turistja holandeze që bëri përshëndetjen naziste në kampin Aushvic-Birkenau

Ligji polak parashikon një dënim me burg deri në 2 vjet për propagandën naziste

Një turiste holandeze që vizitonte Aushvic-Birkenaun, kampin më të madh të përqendrimit të krijuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore në Poloni, u ndalua pasi bëri përshëndetjen naziste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, një turiste holandeze 29-vjeçare ka bërë përshëndetjen naziste para derës së kampit dhe këto momente janë fotografuar nga bashkëshorti i gruas.

Turistja, e cila u ndalua dhe u gjobit, pretendoi se e kishte dhënë përshëndetjen naziste “për shaka”.

Ligji polak parashikon një dënim me burg deri në 2 vjet për propagandën naziste.

Gjermania naziste vrau 1,1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau, të cilin e themeloi në qytetin Oswiecim në Poloni, të cilën e pushtoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i ekspozuar ndaj gazeve toksike, kushteve të vështira të punës dhe eksperimenteve mjekësore.

Ata që mbaheshin në kamp u çliruan kur trupat sovjetike hynë në Poloni më 1945.

Kategoritë
BotaLajme