Polonia do të blejë 250 tanke amerikane “M1A2 Abrams”

“Forcimi i ushtrisë polake do të pengojë sulmet e mundshme të armikut,” tha ministri polak i Mbrojtjes gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e 250 tankeve “M1A2 Abrams” nga ShBA.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak njoftoi se është nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 250 tankeve tip “M1A2 Abrams” të prodhimit amerikan.

Marrëveshja u nënshkrua nga Błaszczak dhe ambasadori amerikan në Varshavë, Mark Brzezinski.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e tankeve amerikane, ministri polak tha: “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për historinë e bashkëpunimit midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)”.

“Të gjithë ne e dimë se çfarë po ndodh përtej kufirit tonë lindor. Forcimi i ushtrisë polake do të pengojë sulmet e mundshme të armikut”, tha Błaszczak, duke tërhequr vëmendjen se përmes kësaj marrëveshjeje ushtria e vendit të tij do të jetë shumë e fortë.

Kategoritë
BotaLajme