Polonia refuzon të paguajë gazin rus me rubla

Kompania polake e naftës dhe gazit e kontrolluar nga shteti PGNiG ka njoftuar se do të vazhdojë të paguajë për blerjet e saj të gazit rus sipas kontratës aktuale dhe do të refuzojë të bëjë pagesa në rubla siç kërkohet nga Moska.

Gjermania, për të cilën një ndryshim i tillë përfaqëson “shkelje kontrate” dhe Austria kanë refuzuar tashmë kërkesën e bërë dje nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet që nuk janë miqësore me Moskën do të duhet të blejnë gazin rus me rubla. Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla.

Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Kategoritë
BotaLajme