Populli turk del në sheshe në 5-vjetorin e tentativës tradhtare të grushtshtetit

Në 5-vjetorin e tentativës tradhtare të grushtshtetit të organizatë terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016, u mbajt roja e demokracisë në të gjithë vendin.

Mijëra qytetarë, duke mbajtur flamujt në duar, morën pjesë në aktivitetet në sheshet e qytetit ku jetojnë.

Në përvjetorin e pestë të tentativës për grushtshteti, roja e demokracisë u mbajt në, Sheshin Kızılay 15 Korriku Vullneti Kombëtar në kryeqytetin Ankara. Ky ishte një nga sheshet ku qytetarët qëndruan kundër puçistëve gjatë përpjekjes për grusht shteti të FETO-s.

Marshimi, i cili u krye nga Bashkia e Yalova Altınova me flamurin turk 600 metra të gjatë, u zhvillua me shumë entuziazëm.

Në përpjekjen për grushtshteti, thirrja në xhami (sela), simboli i unitetit dhe solidaritetit, u bë njëkohësisht në të gjitha xhamitë në të gjithë vendin në orën 00:13 me orën turke.

Me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, një program përkujtimor u mbajt në Shtabin e Operacioneve Speciale në Golbasi të Ankarasë, ku ranë dëshmorë 51 oficerë policie.

Ura Yavuz Sultan Selim në Stamboll u ndriçua me ngjyra të kuqe dhe të bardha (ngjyrat e flamurit turk) me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Edhe Kulla e Kontrollit të Trafikut Ajror të Aeroportit “Stambolli” u vesh me flamurin turk me rastin e 15 Korrikut.

Kategoritë
BotaLajme