Portieri i Haitit pranon autogolin më të çuditshëm në histori, duket se po e lëshonte vetë (Video)

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në mes të Kanadasë dhe Haitit.

Portieri i Haitit është bërë gaz i botës kur ka pranuar një autogol shumë interesant, shkruan Indeksonline.

Mbrojtësi i qendrës Kevin Lafrance me qetësi kaloi topin prapa drejt Josue Duverger, portieri u përpoq ta largonte atë por humbi, me topin që rrokulliset drejt portës ai kishte një mundësi tjetër për ta larguar, por vetëm e preku atë dhe e futi në portën e vet.

Haiti u eliminua nga kualifikueset e Kupës së Botës dhe portieri ishte një nga fajtorët e kësaj disfate.

Kategoritë
Sport