Portreti i Sulltaneshës Hyrrem do të dalë në ankand në Mbretërinë e Bashkuar

Një portret i Sulltaneshës Hyrrem, bashkëshorte kryesore dhe e ligjshme e Sylejmanit I (Ligjbërësi apo i Madhërishmi), sulltan i dhjetë i Perandorisë Osmane, do të shitet me ankand në Angli.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në Londër, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, do të vendosë në ankand më datë 27 tetor portretin e Sulltaneshës Hyrrem, një vepër që mendohet se është bërë në fund të shekullit të XVI ose në fillim të shekullit XVII.

Portreti është vlerësuar midis 100-150 mijë sterlinash.

Kategoritë
Kulturë