Portugali, rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë

Portugalia regjistroi sot rekord tjetër rastesh dhe viktimash nga COVID-19, me 16 432 raste dhe 303 të vdekur në 24 orë, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm.

Bilanci total që prej fillimit të pandemisë në këtë vend me 10 milionë banorë ka arritur në 11 608 të vdekur, më shumë se 3 000 prej të cilëve gjatë dy javëve të fundit.

Sipas të dhënavem Portugalia ishte vendi në botë që sinjalizoi gjatë dy javëve të fundit numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në raport me popullsinë, kaluar vetëm nga enklava britanike e Gibraltarit, raporton ATSh.

“Dukshëm gjërat po shkojnë keq”, theksoi kryeministri, Antonio Costa, gjatë një interviste të dhënë dje në mbrëmje në një televizion kombëtar.

“Ne kemi vërejtur një rritje eksponenciale të rasteve të reja dhe kjo po çon në shtrime të reja spitalore të cilat nga ana tjetër rrisin presionin mbi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit”, shtoi ai duke nënvizuar se ky tension me siguri do të zgjasë për disa javë.

Kategoritë
BotaLajme