“Prania e të krishterëve në Kuds është nën kërcënim”

“Kishat tona kërcënohen nga grupet radikale izraelite. Komuniteti i krishterë në Kuds në duart e sionistëve pro ekstremistë po vuan shumë. Vëllezërit tanë janë viktima të krimeve të urrejtjes”, tha Theophilos III.

Patriarku i Kishës Ortodokse Greke në Kuds, Theophilos III, tha se për shkak të aktiviteteve të sionistëve pro ekstremistë, prania e të krishterëve në Kuds ndodhet nën kërcënim dhe se kishat janë shkatërruar nga grupet radikale.

Theophilos III shkroi një artikull me temë “Të krishterët të kërcënuar në djepin e besimeve të tyre” në The Sunday Times versioni i gazetës britanike The Times që publikohet ditët e diela.

“Kishat tona kërcënohen nga grupet radikale izraelite. Komuniteti i krishterë në Kuds në duart e sionistëve pro ekstremistë po vuan shumë. Vëllezërit tanë janë viktima të krimeve të urrejtjes”, është shprehur Theophilos në artikull, duke vënë theksin se të krishterët në Kuds janë nën kërcënim.

Pasi bëri të ditur se kishat shkatërrohen dhe përballen vazhdimisht me mos respektim, Theophilos ka vlerësuar se “Klerikët tanë fetarë përballen shpesh me frikësim. Qëllimi, betimi i këtyre grupeve radikale është të shuajnë dritën e besimtarëve të krishterë nga Qyteti i Vjetër”.

“Veprimet e grupeve radikale izraelite do të jenë shkatërrues për të gjithë të krishterët”

Ai informoi se një grup radikal izraelit në Derën Jaffa është përpjekur të okupojë dy ndërtesa të mëdha që i kanë konfiskuar në mënyrë të paligjshme.

“Në mënyrë krejt të pa sinqertë pretendojnë se prania e tyre fizike atje nuk do të ndikojë unitetin e lagjes së të krishterëve. Por nga veprimet në St. John’s Hostel që është një vend më afër Varrit të Shenjtë që u konfiskua në mënyrë mashtruese prej tyre disa vite më parë, ne dimë që kjo nuk është e drejtë. Veprimet e tyre do të jenë shkatërruese për të gjithë të krishterët. Familjet vendase që kanë jetuar këtu përgjatë brezave do t’i bëjnë që të ndihen të padëshiruar në shtëpinë e tyre dhe do të pakësohen përvojat e pelegrinëve që kanë mall të vizitojnë vendin ku ka lindur besimi i krishterë”, është shprehur Theophilos.

“Këto radikalë janë një kërcënim edhe për ekzistencën e vetë Kudsit”

Ndryshimi i statusit të pronave të derës Jaffa do të ishte “fatkeqësi” jo vetëm për familjet vendase dhe të krishterët në nivel global, por edhe për vetë tokat e shenjta, nënvizoi Patriarku Theophilos III i cili njoftoi se Kudsi është shtëpi e feve monoteiste, Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit dhe se prej një kohe të gjatë ka qenë shembull ndriçues i komunitetit mozaik.

Duke vënë theksin se Kudsi është “kryeqytetit shpirtëror i botës” i formuar nga një familje besimesh, të gjitha me një trashëgimi të gjatë dhe unike të pasur, Theophilos më tej u shprehu:

“Bukuria e këtij qyteti bazohet në diversitetin e tij kulturor dhe fetar. Këto radikalë duke u përpjekur të përjashtojnë të krishterët, përbëjnë një kërcënim jo vetëm për të familjet e krishtera, por edhe një ‘kërcënim ekzistencial’ për vetë Kudsin. Kjo miratohet edhe nga shumë hebrenj që jetojnë në territoret e shenjta. Të gjithë ne ndajmë vizionin se këto radikalë nuk përfaqësojnë shtetin e Izraelit ose popullin hebre dhe se diversiteti dhe karakteri dallues i të gjitha lagjeve të qytetit të vjetër duhet të ruhen për të mirën e Kudsit dhe të gjithë botës”.

Kategoritë
BotaLajme