Prej 1 shkurtit ky shtet europian do të heqë të gjitha masat anti-Covid

Danimarka planifikon të heqë kufizimet e saj lidhur me COVID-19 më 1 shkurt megjithë infeksionet rekorde, pasi shkalla e lartë e saj e vaksinimit konsiderohet e mjaftueshme kundër variantit më të butë Omicron, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

Nëse një komision parlamentar miraton propozimin e qeverisë më vonë të mërkurën(26 janar), Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq kufizimet pavarësisht nga vala e infeksioneve me Omicron që përfshiu kontinentin.

“Dëshiroj që COVID-19 të mos kategorizohet më si një sëmundje e rrezikshme për shoqërinë që nga 1 shkurti”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një letër drejtuar ligjvënësve.

Kjo do të çonte në heqjen de fakto të të gjitha kufizimeve të brendshme, duke përfshirë përdorimin e një pasaporte të vaksinimit, mbajtjen e maskave dhe mbylljet e hershme për baret dhe restorantet.

Megjithatë, Danimarka do të mbajë disa masa kufitare për katër javë të tjera, duke përfshirë teste dhe/ose karantinë në varësi të vendit të origjinës së udhëtarëve.

Vendi skandinav hoqi më parë të gjitha kufizimet më 10 shtator, përpara se të rivendoste përdorimin e një pasaporte për COVID-19 në fillim të nëntorit dhe më vonë të vendoste kufizime të reja

Kategoritë
BotaLajme