Presidenca e Kosovës kërkon që Vuçiqi të sanksionohet si Putini

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të sanksionohet njëjtë sikur Vladimir Putini, pas kërcënimeve ndaj shteteve fqinje, transmeton Reporteri.net.

“Njëjtë sikurse Putini, Vuçiqi është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër fqinjëve. Ashtu si Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vela në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “Happy Tv”, ka folur me tone kërcënuese ndaj Kosovës, duke thënë se “s’do ta kenë të lehtë, nëse ia mësyjnë veriut me ndonjë aksion”.

“Nuk kam dilemë nëse shqiptarët do të donin të bënin”Stuhinë” në veri të Kosovës, por nuk do të jetë aq e lehtë”, ka thënë Vuçiq.

Kategoritë
BotaLajme