Për presidentin në largim do të mbahet një ceremoni në bazën ajrore Andrews në afërsi të Washingtonit.
Presidenti amerikan Donald Trump, detyra e të cilit do të përfundojë sot, u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në orët e mëngjesit për të udhëtuar drejt Florida-s.
Për presidentin në largim do të mbahet një ceremoni në bazën ajrore Andrews në afërsi të Washingtonit.
Duke mos marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidenti të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, Trump nuk do të zbatojë edhe një traditë tjetër në SHBA.
Biden do të kryejë betimin nën masa intensive të sigurisë në kryeqytetin Washington në orën 18.00.