Presidenti Erdoğan diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale me homologun polak

Në bisedën telefonike me presidentin polak Andrzej Duda, Erdoğan shprehu dëshirën e tij për të zhvilluar më tej marrëdhëniet Turqi-Poloni në të gjitha fushat dhe “kurorëzuar partneritetin strategjik”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan diskutoi përmes telefonit hapat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale me homologun e tij polak Andrzej Duda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan shprehu dëshirën e tij për të zhvilluar më tej marrëdhëniet Turqi-Poloni në të gjitha fushat dhe “kurorëzuar partneritetin strategjik” me krijimin e mekanizmit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Ai tha se Turqia po ndjek nga afër mosmarrëveshjen midis Rusisë dhe Ukrainës dhe po vazhdon përpjekjet e saj për të zbutur tensionin.

Nga ana tjetër, Duda u ka uruar shërim presidentit Erdoğan dhe zonjës së parë Emine Erdoğan, të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus javën e kaluar.

Erdoğan falënderoi Duda-n për “mirësinë dhe urimet e mira”.

Kategoritë
BotaLajme