Presidenti Erdogan: Ecuria (e marrëdhënieve me ShBA-në) nuk është ogur i mirë

“Ecuria (në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës) si dy vende të NATO-s nuk është një ogur i mirë për momentin”,- tha Presidenti Erdogan në Shtëpinë Turke (Türkevi) në Nju-Jork, ku ai kishte shkuar për mbledhjet vjetore të OKB-së.

“Ecuria (në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës) si dy vende të NATO-s nuk është një ogur i mirë për momentin”,- tha Presidenti Erdogan në Shtëpinë Turke (Türkevi) në Nju-Jork, ku ai kishte shkuar për mbledhjet e sesionit të 76-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Unë kam punuar mirë me (presidentët e mëparshëm) djalin (Georges) Bush, kam punuar mirë me zotin (Barack) Obama, kam punuar mirë me z. (Donald) Trump, por nuk do të them që e kemi nisur mirë me z. (Joe) Biden”,- tha udhëheqësi turk.

“Shpresoj që, si dy vende të NATO-s, ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin si mik e jo si armik. Por si dy vende të NATO-s që jemi, ecuria e tanishme nuk është një ogur i mirë“,- vlerësoi Erdoan.

Ne nuk do të bëjmë sehir se si Biden transporton armë, municion dhe pajisje për organizatat terroriste”,- theksoi Erdoan.

“Mos-dhënia e avionëve F-35 duke përdorur si pretekst për këtë çështjen e S-400 (sistemet e mbrojtjes ajrore me raketat S-400 që janë blerë nga Rusia) është një diçka që nuk gjen mishërim as në marrëdhëniet ndërshtetërore, as në diplomaci edhe as në çfarëdo lloj marrëdhënie tjetër”,- reagoi udhëheqësi turk, ndërsa theksoi se në këtë pikë ShBA-ja nuk është e sinqertë.

Lidhur me talibanët, të cilët morën qeverisjen në Afganistan, Presidenti Erdoan tha: “Duke parë qasjen aktuale, për fat të keq nuk është formuar një qeverisje përqafuese dhe gjithëpërfshirëse“.

“Po të shikoni armët që ndodhen në duart e talibanëve, këto armë janë armë amerikane. Prandaj, ata do të duhet ta paguajnë edhe këtë çmim”,- tha Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme