Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar

Duke folur për gazetarët në aeroportin Atatürk në Stamboll para nisjes së tij, ai tha se po udhëton në Katar për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Suprem Strategjik midis dy vendeve me ftesë të Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Katar në kuadër të një vizite pune dyditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, i cili kryeson një delegacion të nivelit të lartë, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Hammad nga ministri i Financave të Katarit, Ali bin Ahmed al-Kuëari, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shefi i inteligjencës turke, Hakan Fidan, si nga zyrtarë të tjerë.

Duke folur për gazetarët në aeroportin Atatürk në Stamboll para nisjes së tij, Erdoğan tha se po udhëton në Katar për të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komitetit Suprem Strategjik midis dy vendeve me ftesë të Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

President turk tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Katarit do të vazhdojnë të zhvillohen në një “mënyrë shumë më produktive”.

Kategoritë
BotaLajme